Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Iniesta: Nuk ndjehemi keq si në humbjen ndaj PSG-së

Andres Iniesta thotë se Barcelona nuk ndihet aq keq si në humbjen ndaj Parisit, pas humbjes së thellë nga Juventusi në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

Barcelona para se të mposhtej 3 me 0 nga Juve në Torino, kishte eliminuar PSG-në pas triumfit 6 me 1 në ndeshjen e kthimit, duke përmbysur humbjen e parë 4 me 0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Luajtëm keq, sidomos në pjesën e parë. Na dënuan me dy gola të tyre, por diçka tjetër u pa nga ne në pjesën e dytë. Nuk ndjehemi keq sikurse në humbjen në Paris, por kemi edhe një mal për të kapërcyer. Nëse bëjmë gjërat siç duhet, do të përmbysim sërish rezultatin, por nëse nuk luajmë mirë do të jetë e pamundur”, ka thënë Iniesta.

Takimi i kthimit Barcelona – Juventusi zhvillohet javën e ardhshme.