Andres Iniesta e di se Barcelona duhet të tentojë të realizojë gol sa më herët që të jetë e mundur ndaj Juventusit në ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve.
Kampioni spanjoll u mposht 3 me 0 në çerekfinalen e parë, por në raundin e mëparshëm riktheu rezultatin prej 4 me 0 ndaj Paris Saint-Germainit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ka shumë ngjashmëri”, ka thënë Iniesta kur është pyetur për dallimin e ndeshjes ndaj Juves e PSG-së.
“Duhet të tentojmë të shënojmë sa më herët që të jetë e mundur dhe të shohim si shkon ndeshja. Të jemi të durueshëm dhe të dimë s’i t’i bëjmë të vuajmë, si të shtyjmë përpara kur duhet dhe ta rrezikojmë kundërshtarin”, ka shtuar ai.
“Për mendimin tim nuk mund të bëjmë asgjë tjetër. Nuk duhet të nervozohemi nëse golat nuk shënohen në kohën e duhur. Ato vijnë dhe duhet të punojmë shumë dhe t’i pamundësojmë rastet e tyre”.