Kapiteni i jashtëzakonshëm i Barcelonës, Andres Iniesta, do ta marrë çmimin “Gran Cruz”, që është Dekret Mbretëror, për meritat e të arriturave në sport dhe ky është çmimi më i lartë në sportin spanjoll.
Iniesta, që do ta festojë 34-vjetorin e lindjes këtë muaj, pritet të transferohet gjatë verës në Superligën kineze dhe ka konfirmuar se lidhjen 22-vjeçare me “Blaugranan” do ta përfundojë në fund të sezonit, transmeton KTV.
Çmimi i cili pritet ta marrë dhe që u konfirmua nga ESPN-i, është nderim për të arriturat dhe shërbimet e tij në sport, ndërsa njëjtë në të kaluarën është nderuar edhe ish bashkëlojtari i tij, Xavi Hernandez.
Maestros së mesfushës pritet t’i bëhet “Pasillo”, garda e nderit, nga të dyja ekipet.