Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Iniesta mohon se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës

Andres Iniesta ka mohuar deklarimet e presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu se është arritur marrëveshja për vazhdimin e kontratës së tij.

Bartomeu kishte thënë për Mundo Deportivo se është arritur marrëveshja në parim me mesfushorin, kontrata e të cilit i skadon në vitin e ardhshëm, dhe se në javët e ardhshme shpreson që të zyrtarizohet, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Tashmë kemi një marrëveshje në parim për renovimin, dhe shpresojmë që ta finalizojmënë javët e ardhshme”, kishte thënë Bartomeu para disa ditësh, kur ishte pyetur për të ardhmen e Iniestas.

Megjithatë, Iniesta, duke u kthyer nga angazhimi i tij me kombëtaren spanjolle në aeroportin e Barcelonës për reporterët kishte dhënë një “jo” të madhe kur ishte pyetur nëse kishte marrëveshje.

33 vjeçari është lidhur me një largim nga Camp Nou që nga përfundimi i sezonit të kaluar.