Sport

Barcelona dështoi ta kthejë Iniestën

Barcelona dështoi ta bindë Andres Iniestan t’i bashkohet gjatë afatit kalimtar të janarit, ka raportuar “Daily Star”.

Synimi i Barcelonës ishte të forcohej në mesfushë për t’i bërë ballë rivalit Real Madrid për titull të kampionit, transmeton KTV.

Iniesta, që ka fituar nëntë tituj dhe katër Liga të Kampionëve me Barcelonën, nuk u lirua nga klubi i Japonisë, Vissel Kobe.

Ai nga skuadra e Barcelonës u largua në verën e vitit 2018 për t’iu bashkuar Vissel Kobes.

35-vjeçari spanjoll me japonezët ka kontratë deri më 31 janar të vitit të ardhshëm.