Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

E ardhmja e Iniestas e paqartë

Barcelona mund ta ketë siguruar qëndrimin e Lionel Messit këtë verë, por një ikonë tjetër ‘Blaugrana’ ka pranuar se është duke e shqyrtuar të ardhmen e tij.

Bëhet fjalë për Andres Iniestan, kontrata e mesfushorit spanjoll skadon në fund të këtij sezoni, dhe Iniesta ka thënë se për herë të parë është duke e menduar largimin nga ‘Camp Nou’, raporton KosovaPress.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është një situatë që tre vite më parë as që do ta imagjinoja. Le të themi se po mendoj për të ardhmen time në një mënyrë që nuk e kam bërë më pare”, është shprehur Iniesta.