Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Iniesta lojtari më i dekoruar spanjoll

Andres Iniesta është bërë futbollisti më i dekoruar në histori të futbollit spanjoll pasi ndihmoi Barcelonën drejt triumfit në Kupën e Spanjës të shtunën mbrëma.

Barcelona fitoi 3:1 në finale ndaj Alavesit, ndërsa për Iniestan është trofeu i 33-të në karrierë si senior, duke e kaluar ishbashkëlojtarin e tij të klubit dhe përfaqësueses së Spanjës, Xavi Hernandezin, me të cilin ishin baras me nga 32 trofe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për Iniestan është hera e pestë që e fiton Kupën e Spanjës, ndërsa ka fituar edhe tetë herë La Ligan, katër herë Ligën e Kampionëve, shtatë herë Superkupën e Spanjës, tri herë Superkupën e Evropës dhe tri herë Botërorin e klubeve, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”. Po ashtu me përfaqësuesen e Spanjës ai ka dy tituj të Evropës, në vitin 2008 dhe 2012, dhe një të botës në vitin 2010. Ndërsa ka qenë edhe kampion i Evropës me U-19 të Spanjës në vitin 2002 dhe me U-17 të Spanjës në vitin 2001.

“Një finale është gjithmonë e vështirë. Edhe pse ishim favorit, ndeshjet e tilla janë të vështira. Ne jemi të lumtur pasi kemi arritur synimin që të mbyllim stinorin me një kupë. Neve na kërkohet të luajmë mirë, por edhe të marrim rezultate. Ne nuk luajtëm mirë në garat e tjera dhe u penalizuam për këtë”, ka thënë Iniesta.

Iniesta do të ketë mundësinë për të fituar trofeun e radhës në gusht, kur Barcelona të përballet në derbin e madh El Clasico me Real Madridin në dy ndeshje në kuadër të Superkupës së Spanjës. Reali e ka fituar La Ligan këtë stinor.

Iniesta trofeun e parë me Barcelonën e fitoi në vitin 2005, atëbotë La Ligan, dhe që nga atëherë është bërë një prej mesfushorëve më të mirë që ka nxjerrë Spanja. Në rast se Barcelona e fiton Superkupën në gusht, atëherë për të do të jetë hera e tetë që e ngrit këtë trofe.