Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Iniesta do të mërzitej nëse Neymari kalon te Reali

Kapiteni i Barcelonës Andres Iniesta, ka thënë se do të ishte i mërzitur nëse Neymari transferohej te Real Madridi.

Neymari braktisi Barcelonën për Paris Saint-Germainin gjatë kësaj vere pasi klubi francez theu rekordin për transferimin e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Javët e fundit është raportuar se Neymari do të braktisë PSG-në për të kaluar te “Mbretërit”, derisa Iniesta është në dyshim se ky transferim mund të ndodh, ka thënë se do të ishte i mërzitur nëse arrihet marrëveshja.

“Çdo gjë mund të ndodhë në futboll dhe nuk e përjashtoj”, ka thënë Iniesta për El Mundo Deportivon.

“Kemi parë një numër transferimesh që dukeshin të pamundura, por u realizuan. Nëse Neymari kalon në Madrid? Do të mërziste në aspektin se do të fitojë ndeshje dhe do ta forconte rivalin direkt, por nuk jam i brengosur për këtë”.