Ylli i PSG, Neymar thotë se është i lodhur nga zërat për një transferim të mundshëm gjatë kësaj vere.
Mediat e ndryshme europiane kanë pasur informacione të vazhdueshme mbi interesimin e Real Madridit dhe Manchester United për yllin brazilian.
26-vjeçari është lidhur me një largim të papritur nga PSG, pas vetëm një sezoni në Ligue 1, pavarësisht se është kontraktuar me parizienët deri në vitin 2022, trasmeton ksp. Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, tha të shtunën se ishte “2000 për qind” i sigurt se Neymar do të qëndronte me kampionët e Ligue 1.
Spekulimet janë, gjithashtu, në rritje të lodhshme ndaj Neymarit, i cili u emërua “Lojtari i sezonit në Ligue 1”, të dielën (dje). “Gjithkush e di se për çfarë kam ardhur këtu, se çfarë dua të bëj, qëllimet që kam”, tha ai. “Qëllimi im tani është Kupa e Botës. Nuk është koha për të folur për transferimet. Jam pak i lodhur tani me këto zëra të mediave”, përfundoi Neymar.
Neymar shënoi 28 gola në 30 ndeshje për PSG, përpara se sezoni i tij të përfundonte para kohe, nga një dëmtim serioz në këmbë, në muajin shkurt.