Skuadra e Ingolstadtit ka refuzuar ofertën e St. Paulit për qendërmbrojtësin Visar Musliu, ka njoftuar “Sportmedia” të martën.
St. Pauli ka ofruar 700 mijë euro për transferimin e Musliut, ndërsa Ingolstadti po kërkon 1.5 milionë euro për ta lënë të lirë reprezentuesin e Maqedonisë së Veriut.
Musliu në fillim të këtij viti iu bashkua Ingolstadtit nga Fehervari i Hungarisë, por ekipi gjerman nuk arriti ta sigurojë mbijetesën në Bundesliga 2.
Sezonin e ri, Ingolstadti do të bëjë gara në nivelin e tretë derisa St. Pauli garon në një kategori më lartë. 27-vjeçari sezonin e shkuar pati 14 paraqitje dhe shënoi një gol në Bundesligën 2.