Disa momente nga koleksionet e videove familjare të Ingebrigtsenëve janë të famshme.
Ishte një moment gjatë mesit të finales në 5.000 metra vrapim në stadiumin olimpik në Berlin verën e kaluar, kur 17-vjeçari Jakob përshëndeti vëllanë e tij më të vjetër Henrikun para se të marshonte drejt medaljes së artë, transmeton Koha Ditore shkrimin e BBC.
Në vitin 2017, vëllai Filipi - që është më i ri se Henriku dhe më i vjetër se Jakobi - u rrëzua në vijën e finishit në stadiumin olimpik të Londrës duke u bërë evropiani i parë në 14 vjet që fitoi të artën botërore në 1.500 metra vrapim.
Në mars, Henrik bëri një zhytje dramatike, ndonëse të pasuksesshme, në tentim për t'ia rrëmbyer medaljen e argjendtë britanikut Chris O'Hare në Evropianin në palestër në Glasgow, ndërsa Jakob sërish ngadhënjeu.
Të tjerët janë më pak të njohur.
E filmuar më tepër se një dekadë më parë, nis videoja, ndërsa në të shihen tre vëllezërit Ingebrigtsen.
Në të majtën është Henriku. Në të djathtën Filipi. Në qendër, fëmija më i vjetër, nga shtatë sa janë në familje, Kritofferi.
Të ulur rreth një tavoline të rrumbullakët, tinejxherët, të veshur me tuta rishikojnë një garë vendore të të rinjve, ku Kristoffer kishte dalë i teti....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)