Sport

Infantino kundërshton Superligën

Edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka dalë kundër idesë së themelimit të Superligës Evropiane. Në një prononcim të shkurtër, Infatino i ka dhënë mbështetje të fortë UEFA-s, që ka paralajmëruar sanksione për klubet e përfshira në Superligën Evropiane, ka shkruar BBC.

“Ne vetëm dhe fuqimisht mund të mos e pranojmë një Superligë, e cila është një dyqan i mbyllur, i shkëputur nga institucionet aktuale. Pa dyshim që FIFA nuk e miraton një gjë të tillë. Mbështetje e plotë për UEFA-n”, ka thënë Infantino.