Ineos Team UK, e udhëhequr nga Ben Ainslie, e ka arritur fitoren e parë në finalen e “Prada Cup” në Zelandën e Re, por ende është duke humbur nga Luna Rossa e Italisë.
Skuadrat u kthyen në garë të shtunën me dy gara, pasi Aucklandi ishte në izolim të plotë për 72-orë më herët gjatë kësaj jave.
Barka italiane tani udhëheqë 5:1 në serinë e finaleve ndaj skuadrës nikoqire Team New Zeland, për Kupën e 36 të Amerikës.
“Të arrijmë një fitore ishte ajo çfarë na duhej”, ka thënë Ainslie.
Katër herë medalisti i artë olimpik i nisi të dyja garat e të shtunës më mirë, por Ineos u penalizua në fillim të garës së pestë, dhe i lejoi Luna Rossas, që i ka dominuar seritë deri tani, të krijojë avantazh dhe të fitojë me 80 sekonda.
Por, Ainslie e kontrolloi më pas garën e gjashtë, dhe fitoi me 14 sekonda epërsi. Ai e ka pranuar se erërat e forta e kanë ndihmuar barkën e tij.
Shpreson që të bëhet skuadra e parë britanike që e fiton Kupën e Amerikës. Megjithatë, skuadra Luna Rossa, me Jimmy Spithill udhëheqës të grupit, mund t’i fitojë seritë të dielën kur do të zhvillohen dy garat tjera.