Sulmuesi i Athletic Bilbaos, Inaki Williams, ka vendosur rekord prej 203 paraqitjeve rresht, teksa së fundmi e ndihmoi skuadrën e tij të fitojë përballë Alavesit 1:0 në stadiumin “San Mames” të premten mbrëma.
Williamsi nuk ka munguar në asnjë ndeshje për pesë vjet dhe e theu rekordin e 202 ndeshjeve të njëpasnjëshme të luajtura nga ish-mbrojtësi i Real Sociedadit, Juan Larranaga, gjatë 14 vjetëve qëndrimi në klubin bask.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo27-vjeçari Williams iu bashkua Athletic Bilbaos shtatë vjet më parë dhe nuk ka munguar në asnjë ndeshje të La Ligas që prej prillit të vitit 2016, në vitin kur e luajti një ndeshje për Spanjën.
Ka qenë titullar në 169 ndeshje.