Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Immobile ia jep fitoren Lazios ndaj Brescias

Foto: Reuters

Lazio ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Brescia.

Mysafirët arkëtuan pikët e plota duke fituar këtë përballje me rezultat prej 2 me 1, transmeton Koha.net.

Ishin vendasit ata që e nisën më mirë këtë takim duke kaluar në epërsi në minutën e 18 të ndeshjes përmes Mario Balotellit.

Por, në minutën e 40 Brescia mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Cistana u ndëshkua me karton të kuq.

E këtë e shfrytëzoi Lazio që arriti të shënojë dy herë, përmes sulmuesit Ciro Immobile.

Edhe Lazio në epërsi, Bayerni me një lojtar më pak Sport Lazio në epërsi, Bayerni me një lojtar më pak

Sulmuesi italian shënoi në minutën e 42 dhe 90+1.

Me këtë fitore Lazio arrin në kuotën e 39 pikëve dhe mban vendin e tretë, derisa Brescia në vendin e 18 ka 14 pikë.