Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Imeri shënon dy gola, kualifikohet Servette

Kastriot Imeri hyri si zëvendësues te Servette në minutën e 71-të dhe shënoi dy gola deri në fundin e ndeshjes.

Servette fitoi në udhëtim te Vevey me rezultatin 4:2.

Ai realizoi fillimisht në minutën e 85-të, ndërsa golin e dytë e shënoi në minutën e dytë të kohës shtesë nga pika e penalltisë.

Me këtë fitore, Servette kaloi në çerekfinale të Kupës së Zvicrës.

Imeri në 24 ndeshje në të gjitha garat sivjet ka dy gola të shënuar dhe dy asistime.

Edhe Imeri e shënon golin e parë këtë edicion Futboll Imeri e shënon golin e parë këtë edicion

Në çerekfinale, Imeri me Servetten do të luajë kundër Kriensit më 13 apo 14 prill.