Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Imeri me Young Boysin në Ligën e Kampionëve

Kastriot Imeri me Young Boysin do të marrin pjesë në grupet e Ligës së Kampionëve për këtë edicion.

Young Boysi mposhti në shtëpi Maccabi Haifan me rezultatin 3:0 të martën për ta siguruar kualifikimin në grupet e Champiosnit. 

Cedric Itten në minutën e 23-të shënoi golin e parë, kurse nëpërmjet autogolit të Seckut në minutën e 28-të Young Boysi ngriti rezultatin në 2:0. Filip Ugriniq shënoi golin e tretë në minutën e 46-të.

Imeri u zëvendësua në minutën e 70-të.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 0:0.