Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Imeri e Rrudhani shpallen kampionë të Zvicrës

Young Boysi është kampion i Zvicrës në futboll. Titullin e 16-të në histori, Young Boysi e ka fituar të dielën.

Young Boysi fitoi 5:1 ndaj Luzernit për ta siguruar titullin e edicionit 2022/2023. Ndeshja i takoi xhiros së 31-të.

Kastriot Imeri asistoi në golin e pestë të Young Boysit. Imeri e Donat Rrudhani u aktivizuan si zëvendësues tek Young Boysi. Për të dy është titulli i parë i kampionit.