Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ighalo dëshiron të vazhdojë huazimin te Man Utd

Odion Ighalo shpreson se marrëveshja e huazimit të tij te Manchester Unitedi do të vazhdohet deri në kompletim të edicionit në Premier League.

Sulmuesi nga Nigeria ka kaluar nga ekipin kinez Shanghai Shenhua te Unitedi në janar, ndërsa ka kontratë deri më 31 maj.

Drejtuesit e Premier Leagues shpresojnë të vazhdojnë edicionin në qershor, por me synimin e Superligës së Kinës për të vazhduar, Ighalos ndoshta do t’i duhet të kthehet në Shanghai.

“Unë do të dëshiroja të përfundojë edicionin nëse është e mundur”, ka thënë Ighalo për BBC.

“Isha në formë të mirë, kam shënuar gola dhe tani ka mbi një muaj që jemi ndalur. Ekipi ishte në moment të mirë para se të shfaqej pandemia. Momentalisht jam në huazim dhe kjo do të shkurtojë kohën time në klub”.

Edhe Manchester Unitedi është i interesuar të vazhdojë kontratën e Ighalos. Ai ka shënuar katër gola në tetë ndeshje.