Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Idrizi vazhdon bashkëpunimin me Llapin

Bujar Idrizi do të mbetet edhe më tej kapiten i skuadrës së Llapit. Klubi nga Podujeva ka njoftuar të enjten në Facebook se Idrizi e ka vazhduar kontratën për ta udhëhequr Llapin edhe sezonin 2022/23.

Për Idrizin, ky do të jetë edicioni i pestë rresht me fanellën e Llapit, ekip me të cilin deri më tani ka zhvilluar 134 paraqitje në total, duke shënuar gjashtë gola dhe asistuar 12 herë.

Me Llapin, Idrizi e ka fituar dy herë Kupën e Kosovës dhe një herë Superkupën.

“Lideri i skuadrës, Bujar Idrizi ka vazhduar kontratën me Llapin edhe për edicionin e ardhshëm. Idrizi, pjesë e ekipit tash e katër edicione radhazi si dhe kapiten i ekipit për vitin e dytë, do vazhdoj të jap kontributin e tij për ekipin e zemrës!”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Llapit.

Artikuj të ngjashëm