Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Idrizi i dëshpëruar me barazimin

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi është i dëshpëruar me barazimin e ekipit të tij ndaj Malishevës.

Ai thotë se ekipi tij po çalon në fazën ofesive.

“Nuk jemi të kënaqur aspak, pasi gjendja momentale nuk na kënaq. Ambiciet kanë qenë fitorja dhe me pjesën e parë nuk jam i kënaqur, kurse në pjesën e dytë u paraqitëm më ndryshe. Kishim edhe raste për të shënuar dhe nuk shfrytëzuam rast 100 %. Kur nuk shënon, nuk mund të fitosh. Është brengosëse faza ofensive, pasi kemi shënuar vetëm dy gola në pesë ndeshje”, ka thënë Idrizi.

Artikuj të ngjashëm