Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Icardi tejet i lumtur për tregolëshin ndaj Milanit

Mauro Icardi nuk ka arritur të përshkruajë ndjenjat për fitoren 3 me 2 ndaj Milanit, që erdhi si rezultat i tre golave të argjentinasit.

Argjentinasi realizoi një herë në pjesën e parë dhe dy herë në të dytën, përfshirë penaltinë në minutën e fundit për t’i siguruar Interit fitoren në Derby della Madonnina.

“Marrja e topit me vete është ndjenjë e veçantë. Nuk mund ta përshkruaj. Kam folur me bashkëlojtarët e mi dhe e kam ditur se duhet të shënoj, andaj po e mbaj shtrëngueshëm këtë top. Le të flasin kritikët, unë bëj atë që duhet në fushë. Jam i lumtur për veten dhe Interin, mbi të gjitha është fitorja”, ka thënë ai pas takimit.

Icardi ka thënë se Interi nuk duhet të mendojë njëherë për titull edhe pse është vetëm dy pikë prapa liderit Napoli.