Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi që ishte “heroi” i Interit në derbin lokal kundër Milanit ka deklaruar pas takimit se të fitosh ndeshje të tilla në minutat shtesë është edhe më e bukur.
Ishte pikërisht Icardi ai që shënoi golin e fitores në minutën e 90+3 të takimit, në një ndeshje të dominuar nga Interi, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Derbit duhet të fitohen, e kemi thënë këtë gjatë gjithë javës. Patëm raste, goditëm shtyllën, një gol na është anuluar, merituam të fitonim për atë që krijuam për 90 minuta. Të fitosh kështu në minutën e 93, kjo e bënë edhe më të bukur”, ka thënë kapiteni i Interit për Sky Sport Italia.