Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Icardi mund të transferohet te Juventusi

Mauro Icardi mund të rikthehet sërish në Serie A, por jo tek Interi.

Mediat në Itali shkruajnë se Icardi ka gjasa të mëdha të transferohet te Juventusi.

Bëhet e ditur Juve ka dy opsione të cilat mund ta sjellin Icardin në Torino. E para ka të bëjë me Cristiano Ronaldon, i cili do të vendos për të ardhmen e tij pas “Euro 2020”.

Për Ronaldo PSG-ja është e gatshëm të paguajë para dhe në marrëveshje ta përfshijë edhe ndonjë lojtar.

Icardi mund të jetë edhe pjesë e marrëveshjes mes të dyja klubeve, ku Arthur Melo do të kalonte te PSG-ja, kurse Icardi do të transferohej në Juventus.

Raportohet se nëse Ronaldo largohet nga Juventust këtë verë, klubi italian po shikon Dusan Vlahoviqin dhe Icardin për të zëvendësuar superyllin portugez.

Icardi u transferua te PSG-ja vitin 2019. Fillimisht ishte i huazuar, kurse në korrik të vitit 2020 klubi francez e bleu kartonin e 28-vjeçarit.

Me PSG-në, Icardi ka kontratë deri në vitin 2024.

Artikuj të ngjashëm