Mauro Icardi është një prej shumë lojtarëve që nuk bën pjesë në planet e trajnerit Christophe Galtier.
29-vjeçari është pjesë e Paris Saint-Germainit në Francë, por nuk po lejohet të stërvitet me skuadrën e parë dhe kështu argjentinasi është në kërkim të një skuadre tjetër.
Mediat italiane kanë shkruar se Icardi është i gatshëm të transferohet te Galatasaray në Turqi.
Sipas informatave të “Sportitalia”, klubet janë marrë vesh për huazimin e argjentinasit, me mundësinë e blerjes në fund të sezonit.
Icardi ka regjistruar 38 gola e 10 asistime në 92 paraqitje me fanellën e PSG-së, qëkur iu bashkua ekipit nga Interi në vitin 2019. Ai ka kontratë me francezët deri në vitin 2024.
Artikuj të ngjashëm