Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi është i bindur se Interi do ta rikthejë në skuadër në rast se dështon të transferojë Edin Xhekon nga Roma, bëri të ditur "Football Italia".
Trajneri i Interit, Antonio Conte ka refuzuar t'i jap Icardit një rast të dytë pasi sulmuesi kishte refuzuar të luante në disa ndeshje stinorin e kaluar pasi iu mor shiriti i kapitenit, transmeton Koha Ditore.
Interi ka angazhuar sulmuesin belg Romelu Lukaku nga Manchester Unitedi, por po punon të transferojë edhe Xhekon. Icardi po ashtu nuk ka gjetur skuadër tjetër këtë verë.
Kështu ai beson se Conte do të bindet ta aktivizojë atë në rast se dështon në transferimin e Xhekos.