Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Icardi do të huazohet te Galatasaray

Sulmuesi Mauro Icardi është pajtuar te largohet nga Paris Saint-Germaini për ta vazhduar karrierën në Turqi.

“L’Equipe” ka raportuar të enjten se Icardi do t’i bashkohet Galatasarayt. Bëhet e ditur se marrëveshja tashmë është arritur mes palëve dhe Icardi këtë javë do të prezantohet tek ekipi turk. Ai do të huazohet për një vit te Galatasaray, ekip që do ta ketë të drejtën e blerjes së tij në fund të sezonit.

29-vjeçari këtë edicion nuk e ka asnjë paraqitje te Parisi, pasi nuk bën pjesë në planet e klubit. Ai ka kontratë deri në vitin 2024.

Artikuj të ngjashëm