Trajneri i Prishtinës, Abdullah Ibrakoviq e ka vlerësuar si të vështirë fitoren ndaj skuadrës së Feronikelit. Prishtina triumfoi 2:0 në shtëpi, me golat që i shënoi në pjesën e dytë.
Trajneri boshnjak ka thënë se ka parashikuar që ndaj Feronikelit nuk do të jetë aspak lehtë, por në fund i është gëzuar tre pikëve të para në futbollin e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ishte një fitore e vështirë, ashtu siç e kemi parashikuar, pasi Feronikeli u mbyll para portës mirë dhe na detyroi që gjatë tërë pjesës së parë ta kërkojmë golin. Arritëm të shënojmë dy gola në pjesën e dytë dhe të sigurojmë fitoren që është e rëndësishme”, është shprehur Ibrakoviq.
“Po punojmë që ekipi të përmirësohet edhe më shumë dhe besoj që do të jemi më të mirë”.