Zlatan Ibrahimoviq ka mohuar se ka përdorur gjuhë raciste gjatë konfrontimit që pati me Romelu Lukakun mbrëmë në çerekfinale të Kupës së Italisë mes Milanit dhe Interit. Milani pësoi 2:1, ndërsa Ibrahimoviqi u përjashtua pas ndëshkimit me dy kartona të verdhë.
“Në botën e Zlatanit nuk ka vend për racizëm”, ka shkruar Ibra në Twitter.