Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ibrahimoviqi kthen rivalitetin në “Madonnina”

Pas një mungese prej shtatë vjetësh e gjysmë dhe në moshën 38-vjeçare, sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq, në fundjavë do të jetë pjesë e derbit të qytetit të Milanos. 

Dhe jo vetëm kaq. Me kthimin e tij te Milani, ai ka kthyer edhe rivalitetin mes skuadrave të qytetit të modës. Derbi do të luhet të dielën (20:45) mbrëma dhe Ibrahimoviqi do të mundohet ta ndihmojë Milanin për të mposhtur Interin, që këtë edicion po lufton për titull në Serie A, shkruan sot Koha Ditore.

Ibrahimoviqi ka ngjallur Milanin qëkur u kthye para pak javësh. Ekipi nuk di për humbje që nga ardhja e tij. Kjo formë e mirë dhe prania e Ibrës në fushë, ka rritur shpresat te Milani se mund t’i japin fund serisë negative përballë Interit. 

Juventusi, që po ndjek titullin e nëntë rresht dhe ka tri pikë më shumë se Interi, të shtunën (sot) mbrëma luan në udhëtim kundër Veronas, derisa Lazio, që zë vendin e tretë, të dielën përballet me Parman. Ibrahimoviqi është një prej shumë lojtarëve që ka luajtur për të dyja ekipet në “Derby della Madonnina”. 

Ai mungoi në ndeshjen e fundit të Milanit që barazoi ndaj Veronas (1:1) për shkak të gripit, por tash do të jetë plotësisht i gatshëm për duelin me Interin. Ibra e di shumë mirë presionin në këtë derbi, pasi ka luajtur gjashtë herë në të për të dyja ekipet dhe ka triumfuar katër herë e ka shënuar dy gola. 

Edhe Ibrahimoviqi rikthehet te Milani Sport Ibrahimoviqi rikthehet te Milani

Ibrahimoviqi për tre vjet ka luajtur edhe tek Interi (2006-2009). Derbin e parë të qytetit të Milanos e ka luajtur para 13 vjetësh kur ishte pjesë e Interit, kurse të fundit, në vitin 2012 me Milanin, të cilin e humbi 4:2. 

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)