Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ibrahimoviq luan përkrah djalit të tij 16-vjeçar

Zlatan Ibrahimoviq ka luajtur në një ndeshje për ekipin U18 të Milanit së bashku me djalin e tij, Maximilian Ibrahimoviq. 16-vjeçari Ibrahimoviq iu bashkua Milanit verën e vitit të kaluar nga skuadra suedeze, Hammarby.

Ibrahimoviq ishte njëri prej disa lojtarëve që nuk patën hapësirë të luanin kundër Tottenhamit të martën, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Milani fitoi 1:0 ndeshjen, ndërsa Ibrahimoviq ishte në stol. Ai ka disa ditë që është kthyer nga një lëndim që e mbajti jashtë fushës për muaj të tërë.

Artikuj të ngjashëm