Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ibra mund të largohet nga Unitedi

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimoviq, mund të largohet nga klubi para përfundimit të këtij sezoni.

36-vjeçari vazhdoi qëndrimin edhe për një vit në ekipin e Jose Mourinhos, derisa po rikuperohej nga një lëndim serioz i gjurit, por raportohet se Unitedi nuk i dëshiron shërbimet e tij edhe për sezonin 2018-19 dhe sipas “Yahoo! Sport”, ai mund të largohet në muajin shkurt.

Për Ibrën interesim kanë shprehur klube amerikane dhe kineze, sezoni i të cilave fillon në muajin mars dhe gjatë dy muajve të ardhshëm ai pritet të shqyrtojë ofertat.

Unitedi dëshiron që ai të përfundojë kontratën në qershor, por mund të lejojë largimin për një shumë të caktuar.

Artikuj të ngjashëm