Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ibra: Do të rikthehem më i fuqishëm

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimoviq, ka premtuar se do të rikthehet edhe më i fortë pas operacionit të suksesshëm në gju që e pati sot.

35-vjeçari pësoi lëndim të ligamenteve në gjurin e tij në ndeshjen kundër Anderlechtit – lëndim që ka rritur dyshimet nëse mund t’i jap fund karrierës së tij si lojtar.

Ibra me një postim në Instagram konfirmoi se operacioni ka kaluar me sukses dhe se tani do të punojë për rikuperim.