Mbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj, ka thënë pas ndeshjes se nuk ka qenë edhe shumë e vështirë përballja me Anglinë.
Sipas tij, Shqipëria është dashur të shënojë të paktën një gol.
“Ishte e vështirë, por jo edhe aq shumë. Në minutat e para treguam që mund të luajmë ndeshje të mirë. Me Anglinë, rastet që ke duhet të shënosh, sidomos një nga dy rastet që patëm është dashur të shënojmë. Ishte skemë e mirë. Skema ishte e mirë për fazën defensive, pasi nuk i lejojë Anglisë shumë raste për gol”, tha Hysaj.