Mbrojtësi i krahut, Elseid Hysaj ka theksuar se dy ndeshjet me Hungarinë kanë dëshmuar se Shqipëria është rritur si përfaqësuese. Kuqezinjtë janë në garë për vendin e dytë në grup që dërgon në plejof të Botërorit.
“Kemi treguar se jemi rritur si skuadër, me të dy ndeshjet me Hungarinë. Fitorja ishte e merituar. I merituam tri pikët. Kishim tri raste të pastra për të shënuar. Nuk kishim fat, por nuk u ndalëm. Por mbajtëm qetësinë dhe shënuam në fund me Brojën”, ka theksuar Hysaj.
Sipas tij e rëndësishme është që mos të ketë eufori në ndeshjen e së martës ndaj Polonisë.
“Na pret ndeshje e rëndësishme me Poloninë, të cilën të gjithë duan ta luajnë. Mund të fitojmë shumë, por edhe të humbim shumë. Duhet të shkojmë me besim, por jo me entuziazëm. Duhet ditur se kemi përkrahjen e tifozëve”, ka theksuar Hysaj.
-
Elseid Hysaj: Futbolli ka ndryshuar, nuk ka përfaqësuese të vogla
-
Hysaj thotë se Shqipëria luajti ndeshjen më të mirë në këto kualifikime
-
Hysaj e Cikalleshi të bindur në fitore ndaj Hungarisë, por edhe Polonisë
-
Shqipëria ndaj Finlandës për konfirmim të vendit të parë
-
Hysaj: Me trajnerin e ri bëjmë lojë sulmuese