Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hysaj gjithnjë e më afër PSG-së

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Shqipërisë, Elseid Hysaj, sipas të gjitha gjasave në edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së Paris Saint-Germainit.

Menaxheri i Hysajt, Mario Giuffredi të premten për mediumet italiane ka konfirmuar negociatat me ekipin francez. Ai ka thënë se klienti i tij, përfundimisht do të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata.

“Me Napolin është mbyllur gjithçka dhe në fund të sezonit do të vijë ndarja edhe zyrtarisht. Një nga klubet që po flasim është edhe Paris Saint-Germaini. Pra, është një mundësi por ende nuk ka asgjë konkrete pasi në fund të edicioni do të vlerësojmë të gjitha alternativat”, ka thënë Giuffredi.

27-vjeçari është pjesë e Napolit prej vitit 2015 kurse këtë sezon ka 18 paraqitje dhe dy asistime në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm