Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hysaj e Mertens të gatshëm për Empolin

Dyshja e Napolit, Elseid Hysaj e Dries Mertens raportohet se janë të gatshëm fizikisht për të zhvilluar sfidën e së mërkurës ndaj Empolit në kuadër të Serie A.

Të dytë kishin pësuar lëndime në fitoren prej 1 me 4 ndaj Romës, dhe pritej që të mungonin për ndeshjen e nesërme, megjithatë ata janë ftuar nga Ancelotti, transmeton Koha.net.

E nga suspendimi gjithashtu kthehet Piotr Zielinski.

Megjithatë për këtë sfidë Napoli është pa Lorenzo Insigne, Amadou Diawara, Raul Albiol, Vlad Chiriches, Faouzi Ghoulam dhe David Ospinan.

Skuadra e plotë e Napolit është kjo: Meret, Karnezis, D’Andrea; Malcuit, Koulibaly, Hysaj, Luperto, Maksimovic, Mario Rui, Zedadka; Allan, Zielinski, Fabian; Verdi, Callejon, Ounas, Mertens, Younes, Milik, dhe Gaetano.

Artikuj të ngjashëm