Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hysaj: Duhet të përmirësohemi në fazën e mbrojtjes

Elseid Hysaj është shprehur i zhgënjyer me humbjen ndaj Spanjës.

Mbrojtësi i krahut shpreson që të përmirësohen që të mos lejojnë gabimet të tilla në fund të ndeshjes.

“Me të vërtet jemi mërzitur pasi e kemi merituar një barazim në këtë ndeshje. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë të gjithë lojtarët kanë dhënë maksimumin por një shpërqendrim na kushtoj në fund. Duhet të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë që të mos bëjmë gabimet të tilla”, deklaroi Hysaj.

Shqipëria u mposht 2:1 nga Spanja në miqësoren e zhvilluar në stadiumin e Espanyolit të shtunën.