Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hummelsi mungon në fundjavë dhe në Superkupë

Mats Hummels

Mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels, do të mungojë në fillim të sezonit në fundjavë kundër Frankfurtit, por do ta humb edhe Superkupën e Gjermanisë të martën kundër ish-klubit, Bayern Munichut.

Lajmi është bërë i ditur të enjten nga gazeta gjermane “Bild”.

Të enjten, Hummelsi ka stërvitur me topin për herë të parë pas një kohe të gjatë. Është parë duke bërë stërvitje të lehta, pasime dhe vrapime me trajnerin kondicional, Florian Wangler. Por, stërvitja e Hummelsit ka zgjatur vetëm gjysmë ore për shkak se klubi nuk dëshiron të rrezikojë shumë me të. Ai ka vuajtur nga një lëndim në gjurin e djathtë.

Në dyshim për të luajtur në fundjavë janë edhe Raphael Guerreiro dhe Emre Can.