Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Humbje tjetër për Napolin

Napoli ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Serie A. Të dielën në stadiumin “Diego Armando Maradona”, Empoli arriti të marrë pikët e plota, duke fituar me rezultatin 1:0.

Golin e tri pikëve për Empolin e shënoi Patric Cutrone. Sulmuesi italian realizoi në minutën e 71-të. Napoli tentoi të barazonte por nuk e arriti një gjë të tillë. Te Napoli nga minuta e parë luajti Amir Rrahmani, derisa te Empoli, Nedim Bajrami luajti 64 minuta.

Ardian Ismajli po ashtu ishte titullar. Në bankën rezervë te Empoli ishte Samir Ujkani. Napoli aktualisht është i katërti me 36 pikë. Empoli mban vendin e shtatë me 26 pikë nga 17 ndeshje.