Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani kompleton ndeshjen te Napoli

Mbrojtësi Amir Rrahmani ka kompletuar të dielën ndeshjen për Napolin.

Në kuadër të xhiros së 12-të të Serie A, Napoli humbi në shtëpi nga Empoli me rezultatin 1:0.

Golin e fitores për Empolin e shënoi Viktor Kovalenko në minutën e parë të kohës shtesë.

Rrahmani është kapiten i Kosovës, por nuk është në listë për ndeshjet e këtij muaji. Nga FFK-ja nuk është sqaruar mungesa e tij.

Tek Empoli startuan Etrit Berisha dhe Ardian Ismajli.

Napoli mbetet me 21 pikë në pjesën e epërme të tabelës. Ndërkohë Empoli tani i ka dhjetë pikë.

Artikuj të ngjashëm