Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Humbje të thella për Ferizajn në Kupën Ballkanike

Kampioni i Kosovës në volejboll, Ferizaj (meshkujt), e ka mbyllur me dy humbje të thella pjesëmarrjen në Kupën Ballkanike. Ferizaj të dielën pësoi disfatë 3:0 në sete. Në njërin set ekipi kosovar fitoi 18 pikë, në një 12 e në një vetëm dhjetë. Ndërkohë, të shtunën Ferizaj pësoi 3:0 në sete. Në të tri setet ferizajasit fituan vetëm nga 10 pikë.

Në fakt, në këtë garë të mbajtur në fundjavë, në Turqi ishin vetëm dy skuadra, Ferizaj dhe skuadra turke Halkbank. Halkbank fitoi dy ndeshjet dhe u shpall fitues i Kupës Ballkanike.