Skuadra që mban rekordin me tituj të fituar në elitën e futbollit të Italisë, Juventusi, ka probleme më të mëdha financiare, sesa ato që po shfaqen në fushën e lojës.
Klubi i Serie A në edicionin që shkoi dështoi të fitonte ndonjë trofe. U eliminua nga Liga e Kampionëve më herët se që ishte menduar.
“La Gazzetta dello Sport”, ka shkruar se klubi i familjes Agnelli, ka akumuluar humbje prej 254.3 milionë eurove nga viti i kaluar, e që është kriza më e madhe ekonomike e klubit në 100 vjet.
Edhe këtë edicion, skuadra “bardhezi” nuk e ka nisur mirë kampanjën në Itali.
Pozicionohet në vendin e tetë në Serie A me vetëm 10 pikë nga 21 të mundshme.
Në Ligën e Kampionëve ende nuk kanë fituar pikë nga dy ndeshje.