Sport

Humbje për katër shqiptarët e Empolit

Ardian Ismajli, Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani nuk kanë qenë titullarë te Empoli që pësoi disfatë në udhëtim nga Fiorentina me rezultat minimal, 1:0.

Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së 31-të të Serie A italiane. Ismajli u inkuadrua në minutën e 28-të në vend të lojtarit të lënduar, Lorenzo Tonelli, ndërsa Asllani në minutën e 61-të.

Bajrami në fushë u inkuadrua në minutën e 77-të, derisa Samir Ujkani ka qenë në stol.