Futboll

Ismajli i Asllani me Torinon e mposhtin Romën

torino

Skuadra e Romës e ka pësuar disfatën e parë këtë edicion në Serie A.

Roma të dielën pasdite u mposht 1:0 në shtëpi nga Torino.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së tretë të Serie A.

Golin e fitores për mysafirët e realizoi Giovanni Simeone në minutën e 59-të.

Te Torino u paraqitën dy futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli dhe Kristjan Asllani.

Qendërmbrojtësi Ismajli e kompletoi ndeshjen kurse mesfushori Asllani luajti deri në minutën e 80-të.

Roma i fitoi dy ndeshjet e kaluara ndaj Pisas dhe ndaj Bolognas. Të dyja skuadrat i mposhti me rezultatin 1:0.

Ndërkohë për Torinon ishte fitorja e parë pas një barazimi e një humbjeje.