Sport

Humbje minimale për Prishtinën, eliminohet nga Liga e Evropës

Prishtina ka humbur edhe përballjen e dytë ndaj Norrkopingut, e cila u zhvillua në “Adem Jashari” të Mitrovicës.

Ndeshjen e kthyese në Ligën e Evropës, Prishtina e humbi me rezultat 0-1, raporton Koha.net.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, derisa në pjesën e dytë Norrkopingu arriti të gjejë rrugën e golit. Ishte Andersson ai që shënoi për mysafirët në minutën e 71.

Prishtina eliminohet nga Liga e Evropës me humbje të thellë nga dy ndeshjet me rezultat 0-6.