Shakhtar Donetsk ka mposhtur Manchester Cityn në xhiron e fundit të Grupit F në Ligën e Kampionëve duke siguruar fazën e ardhshme, dhe duke e dërguar Napolin në Ligën e Evropës.
Bernard dhe Ismaily realizuan dy golat për fitoren 2 me 1. Te City shënoi Aguero.
Në takimin tjetër Napoli humbi 2 me 1 nga Feyenoordi.
Në tabelën e këtij grupi City mbyll këtë fazë si i pari me 15 pikë, i ndjekur nga Shakhtari me 12 pikë. Napoli me gjashtë pikë ecën në garën tjetër evropiane.
Artikuj të ngjashëm