Manchester City ka mposhtur Napolin me rezultat 2 me 1 në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Formën e lartë që po e tregon në Premier Ligë, ekipi i Pep Guardiolës e ka shfaqur edhe në garën europiane dhe tani prin në grupin F me 9 pikë.
Golat për Cityn i realizuan Raheem Sterling dhe Gabriel Jesus, derisa për napolitanët realizoi Diawara.