Manchester City ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Shakhtar Donetskut, duke siguruar edhe kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
5 me 0 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi, transmeton Koha.net.
David Silva shënoi golin e parë në minutën e 13, ndërsa epërsinë e dyfishoi Gabriel Jesus nga penaltia në minutën e 24.
Në pjesën e dytë City shënoi edhe katër herë, përmes Sterlingut, Gabriel Jesusit – dy gola, dhe Mahrezit.
Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje në fazën e grupeve City tani është lider i me 9 pikë në Grupin F. Shakhtari ka vetëm dy pikë në vendin e fundit, derisa Hoffenhemi në një pozitë më lart ka 3 pikë. Në vendin e dytë është Lyoni me 6 pikë.