Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City bindshëm ndaj Watfordit për ta ruajtur kreun

Manchester City ka shënuar fitore të thellë të shtunën në “Etihad” duke e mposhtur Watfordin me rezultatin 5:1.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 34-t të elitës së futbollit anglez.

Ndeshja nisi furishëm për vendasit që gjetën golin në minutën e katërt me Gabriel Jesus për 1:0.

Jesus realizoi edhe në minutën e 23-të për 2:0.

Hassane Kamara ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 28-të.

Në minutën e 34-t Rodri shënoi për 3:1.

Gabriel Jesus “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 49-të të pjesës së dytë për 4:1.

Edhe City fiton bindshëm me përmbysje Futboll City fiton bindshëm me përmbysje

Golin e katërt personal, braziliani e shënoi në minutën e 53-të për rezultatin 5:1.

Me këtë fitore, Manchester City mbetet lider me 80 pikë. Ka katër pikë më shumë se Liverpooli i vendit të dytë, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Watfordi mbetet në pozitën e 19-të me 22 sosh.